Kur pritet të riniset treni Fushë Kosovë – Han i Elezit!

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 17:21
Kur pritet të riniset treni Fushë Kosovë – Han i Elezit!

Në fund të këtij viti, pritet të përfundojë rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fushë Kosovë – Han i Elezit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e konfirmuan zyrtarë të Infrakos-it – kompanisë që operon me rrjetin hekurudhor të Kosovës.

Kjo linjë është në riparim e sipër qysh në vitin 2019 dhe, fillimisht, ka qenë e paraparë që punimet të përfundojnë në vitin 2021.

Linja ka vazhduar në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë e vetmja që ka lidhur Kosovën me një vend të Ballkanit Perëndimor.

Qarkullimi i trenit në të është ndërprerë në mars të vitit 2020, duke i privuar qytetarët nga një mjet udhëtimi, që konsiderohet më i lirë.


Kjo, pastaj, ka shkaktuar probleme financiare edhe për Trainkos-in, kompaninë që ofron shërbime për transportin hekurudhor në Kosovë dhe mbledh të hyrat nga shitja e biletave.

 

(Kosova Sot Online)