Shembja me tritol e “Prestige Resort”, punonjësit shfaqin trishtimin: Me lot në sy! Ishim 200 vetë të punësuar, katastrofë të vijë tjetri ta prishë

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 09:34
Shembja me tritol e “Prestige Resort”, punonjësit shfaqin trishtimin: Me lot në sy! Ishim 200 vetë të punësuar, katastrofë të vijë tjetri ta prishë

Disa prej punonjësive të “Prestige Resort” janë prononcuar për News 24 lidhur me shembjen e godinës së hotelit gjatë ditës së sotme me tritol.

Ata janë shprehur të keqardhur lidhur me këtë ngjarje dhe kanë treguar se e kanë përjetuar shumë keq gjithçka ndodhi atje.

Sipas tyre, vendimi për prishjen e resortit ishte një vendim i padrejtë nga ana e qeverisë, që do të nxirrte në rrugë qindra punonjës.

Disa prej tyre shprehen se janë përlotur kur kanë parë një investim aq të madh të shembet për kapriçot e një njeriu.

Punonjësi 1: Ishim 200 punëtorë. Ishte e papritur. Kemi dy ditë që e kemi marrë vesh që do prishej. Nuk kemi arritur të nxjerrim as objektet që kishim aty.

Punonjësi 2: Shumë keq e kemi pritur. Me lot. Asnjë procedurë, asnjë vendim, asgjë. Kemi dy-tre vite që jemi të punësuar këtu.

Punonjësi 3: Të trishtuar shumë, me lot në sy.

Punonjësi 4: Unë kam dy vjet, futem për tre vite. Punoj si shofer dhe jam shumë i kënaqur, si me pagën si me çdogjë. Është katastrofë që të mbash njerëzit me punë këtu dhe të vijë tjetri e të të prishë punë, nuk e di…

(Kosova Sot Online)