Vrasje në tentativë në Prishtinë: Një person gjuan me armë zjarri nga vetura në lëvizje

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 10:05
Vrasje në tentativë në Prishtinë: Një person gjuan me armë zjarri nga vetura në lëvizje

Në Prishtinë, një veturë derisa ishte në lëvizje, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër, shkruan "Kosova Sot Online".

Vetura është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin policor thuhet se të lënduar nuk ka por që ka pasur dëme materiale.

VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë 03.12.2022 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte me veturë në lëvizje së bashku me dy pasagjerë, nga një veturë tjetër po ashtu në lëvizje, për motive të panjohura një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, dhe me veturë është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në këtë rast. Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale, lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)