Tramvaji ndan në dysh autobusin në Stamboll

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 10:31
Tramvaji ndan në dysh autobusin në Stamboll

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Stamboll, në Turqi, ku tramvaji ka ndarë në dysh autobusin, transmeton "Kosova Sot Online".

Katër persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Ekipet e shpëtimit patën vështirësi të mëdha për nxjerrjen e një prej të plagosurve nga mbetjet e autobusit të qytetit. Dëmtime pësoi edhe një makinë që ishte aty pranë.

(Kosova Sot Online)