Ana Bërnabiq: Për mua Kushtetuta e Kosovës është si kushtetuta e Karaburmës

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 11:34
Ana Bërnabiq: Për mua Kushtetuta e Kosovës është si kushtetuta e Karaburmës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brënabiq, ka deklaruar se shefi i saj “është ende duke menduar nëse do të shkojë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë” më 6 dhjetor.

Bërnabiq ka treguar për televizionin serb të afërt me pushtetin “TV Pink” se beson se “është e rëndësishme që ai të jetë në Tiranë, sepse askush nuk ka kredibilitet të tillë si Aleksandar Vuçiqi”, dhe se Bashkimi Evropian ka treguar “hipokrizi të pabesueshme” në lidhje me liberalizimin e shpallur të vizave për Kosovën.

Ajo ka pasur edhe disa fjalë për kushtetutën e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se “nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës”, dhe se për të “Kushtetuta e Kosovës është si ajo e Karaburmës (një lagje në Beograd)”, ku flet për të njëjtën Kushtetutë, për të cilën shërbëtorët e pushtetit serb nga Lista Serbe, pretendojnë se është shkelur me emërimin e Rashiqit në postin e tij.

(Kosova Sot Online)