Tërhiqet nga gara i vetmi kandidat serb në Mitrovicë të Veriut

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 13:05
 Tërhiqet nga gara i vetmi kandidat serb në Mitrovicë të Veriut

Aleksandër Arsenijeviq, kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, është tërhequr nga gara, transmeton "Kosova Sot Online".

Dorëheqjen e Arsenijeviq e ka konfirmuar, Zëdhënësi i KQZ , Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut.

(Kosova Sot Online)