Zbardhet dëshmia shqiptarit që vrau 19-vjeçaren

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 15:30
Zbardhet dëshmia shqiptarit që vrau 19-vjeçaren

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 25-vjeçarit Qamil Taja i cili vrau partneren e tij 19-vjeçare në Greqi në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas dëshmisë së tij në polici, sherri nisi pas viktima Krisjana Braka kishte parë celularin e partnerit të saj.

“U zumë të shtunën për herë të fundit. Ajo pa diçka në celularin tim dhe filloi sherri. Në atë moment unë u tubullova dhe e qëllova. Pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Jam penduar për veprimin që kam bërë”, ka thënë 25-vjeçari në policinë greke, sipas televizionit Mega.

Pas vrasjes, ishte vetë Qamil Taja që kishte shkuar në polici dhe u dorëzua, ku njoftoi autoritetet se kishte bërë vrasje.

Policia greke shkoi në apartamentin e çiftit në Pire dhe gjeti trupin e pajetë të 19-vjeçares shqiptare Krisjana Brakaj. Sherri nisi në orët e para të mëngjesit të 3 Dhjetorit, pasi të dy ishin kthyer në shtëpi pas pune. Si viktima, ashtu dhe autori, punonin si kamarierë në lokale të ndryshme nate në Athinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat greke kanë raportuar se 25-vjeçari ka qenë nën efektin e kokainës kur ka kryer vrasjen. Ai e qëlloi me plumb në kokë partneren e tij, me një pistoletë, që siç ka deklaruar para hetuesve, ua kishte marrë disa rumunëve një vit më parë.

Shtypi grek e ka konsideruar 25-vjeçarin shqiptar si “xheloz patologjik”.

(Kosova Sot Online)