Kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut është tërhequr

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 17:50
Kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut është tërhequr

Kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, është tërhequr, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mund t’ua konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut. Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë”, tha Elezi.

(Kosova Sot Online)