Tahiri: Edhe sa kohe BE-ja do ta toleroj Serbinë me politikën e saj hipokrite

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 18:17
Tahiri: Edhe sa kohe BE-ja do ta toleroj Serbinë me politikën e saj hipokrite

Tani është koha që Bashkimi Evropian, të ndalë tolerimin e politikës së Serbisë “edhe me Rusinë edhe me perëndimin’, ka deklaruar ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj kjo çështje duhet të zgjidhet në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili të martën do të mbahet në Tiranë.

“Edhe sa kohe BE-ja do ta toleroj Serbinë me politikën e saj hipokrite “edhe me Rusinë edhe me perëndimin.” Është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë, ta ndal hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon, Samiti nesër në Tiranë duhet ta zgjidh këtë çështje, ndër shumë çështje që ngarkojnë Ballkanin kjo është çështja e parë që duhet zgjidhur!”, ka shkruar Tahiri.


(Kosova Sot Online)