Berisha: Samiti BE-BP përbën mbështetjen më të fuqishme për PD-në dhe popullin opozitar

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 19:06
Berisha: Samiti BE-BP përbën mbështetjen më të fuqishme për PD-në dhe popullin opozitar

Kreu i PD Sali Berisha në një dalje për mediat tha se samiti që do të mbahet nesër në Tiranë është si një mbështetje për Partinë Demokratike dhe popullin opozitar.

 

Ish-kryeministri u shpreh se Partia Demokratike është partia e vlerave, qe liberalizoi vizat per shqiptaret, qe firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe anëtarësoi vendin ne NATO.

Berisha: Në aktin e mbështetjes më të madhe të vlerave evropiane.

Në këtë kontekst, ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD-në dhe popullin opozitar.

Për faktin e vetëm se kjo parti, pas përmbysjes së diktaturës oruelliane të baballarëve të Edi Ramës, aktualisht e shndërruar në një parti droge dhe krimi, partia e tij e kam fjalën, vendosi në Shqipëri, rendin e ri demokratik, të bazuar në vlerat evropiane.

Është kjo parti, e cila në tre dekada, qëndroi lokomotivë e vërtetë e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO.

Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri, e cila firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila liberalizoi vizat me suksesin e reformave të saj, mori rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Në këtë aspekt, samiti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat dhe idealet demokratike të saj.

(Kosova Sot Online)