KQZ: Për zgjedhjet në Veri jemi në pritje të planit operativ të Policisë së Kosovës
Jemi në pritje të planit operativ të Policisë së Kosovës për sa i përket sigurisë së stafit të KQZ-së për zgjedhjet e datës 18 dhjetor në katër komunat veriore, ka theksuar Burim Ahmetaj, kryeshef i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Ne kemi pranuar raportet lidhur me aktivitetet. KQZ ka vlerësuar hapat ligjor që duhet të merren në këtë veprim. Pas caktimit të katër ushtruesve detyre të komisioneve komunale zgjedhore, me kohë KQZ ka dërguar ftesat dhe me datë 28 nëntor ka formuar katër komisionet komunale në katër komunave veriore. I kemi dërguar shkresën MPB-së, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit. Jeni në dijeni, që javën e kaluar kemi pranuar një shkresë nga ministria e Arsimit, ndërsa nga MPB dhe me Policinë e Kosovës nuk kemi pranuar ndonjë shkresë. Jemi në pritje të planit operativ të Policisë”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)