Lajçak takon Vuçiqin në Beograd, zbulohet detajet e reja

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 19:38
Lajçak takon Vuçiqin në Beograd, zbulohet detajet e reja

Sot në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata kanë diskutuar për dialogun, kthimin e serbëve në institucione dhe tema të tjera.

“Në Beograd, sot diskutuam për rrugën përpara drejt normalizimit si vazhdim i debatit për Dialogun me presidentin Aleksandar Vuçiq. Folëm edhe për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e servëve të Kosovës në institucione, udhërrëfyesin për energjinë dhe perzonat e zhdukur”, ka njoftuar Lajçak.

Ditë më parë, në një intervistë, Lajçak kishte bërë të ditur se ka në plan t’i diskutojë komentet e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, mbi planin e BE-së për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, i njohur si plani franko-gjerman.


Lajçak kishte thënë se pas diskutimeve të nevojshme, do të përgatitet takimi i radhës mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq.

Është raportuar se Lajçak nesër do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga Lajçak e as nga Qeveria e Kosovës. 


(Kosova Sot Online)