Lajçak nesër në Prishtinë, takon Kurtin

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 22:15
Lajçak nesër në Prishtinë, takon Kurtin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, të martën do të qëndrojë në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 Lajçak, do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ora 09:00.


“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Para se të vijë në Prishtinë, Lajçak ishte në Beograd – atje është takuar me Aleksandër Vuçiqin, presidentin e Serbisë.

Është folur edhe mundësia e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

“Në Beograd, sot diskutuam për rrugën përpara drejt normalizimit si vazhdim i debatit për Dialogun me presidentin Aleksandar Vuçiq. Folëm edhe për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e servëve të Kosovës në institucione, udhërrëfyesin për energjinë dhe perzonat e zhdukur”, ka njoftuar Lajçak.

(Kosova Sot Online)