Artan Zymberaj dyshohet se u vra në një burg në Serbi

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 08:01
 Artan Zymberaj dyshohet se u vra në një burg në Serbi

Kosovari, Artan Zymberaj nga Peja, me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në një burg në Serbi.

Mësohet se viktima është Artan Zymberaj nga Peja, ku siç raportohet, ai është vrarë në burgun e Begoradit, transmeton "Kosova Sot Online"

Edhe Ministria e Jashtme të Norvegjisë e ka konfirmuar rastin.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë është në dijeni për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Shërbimi i Jashtëm norvegjez i ka njoftuar të afërmit dhe ka ofruar ndihmë konsullore. Autoritetet lokale janë përgjegjëse për kushtet e burgjeve në Serbi, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve. Çdo pyetje në lidhje me një hetim të mundshëm të rrethanave të vdekjes duhet t’u drejtohet autoriteteve serbe”.

Familjarët dyshojnë se vrasja ka ardhur sepse i ndjeri kishte tatuazh në trup figurën e Adem Jasharit, emblemën e UÇK-së si dhe Skëndërbeun.

(Kosova Sot Online)