Moti i vranët dhe me shi sot në vendin tonë

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 08:36
Moti i vranët dhe me shi sot në vendin tonë

Prishtina Weather njofton se sot do të mbaj moti i vranët dhe me shi.

Edhe ditëve tjera në vijim pritet të mbaj moti i vranët dhe rreshje lokale shiu, shkruan "Kosova Sot Online".

6.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite vonë ndonjë rigë lokale shiu.

7.12 – Kryesisht me vransira. Orëve të mëngjesit mundësi për riga lokale shiu.

8.12 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën kryesisht me vransira.

9.12 – Kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta shiu orëve të mëngjesit.

Temperaturat do të luhaten në vlera ndjeshëm mbi mesataret për këtë periudhë kohore. Minimalet ndërmjet 3C e 6C, e maksimalet kapin vlera prej 10C deri 12C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s.

Shtypja atmosferike e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies nga mesi i javës.

(Kosova Sot Online)