Trajkoviq për Vuçiqin: Nuk do ta kalonte kontrollin mjekësor se nesë është i aftë të jetë president i shtetit

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 10:28
Trajkoviq për Vuçiqin: Nuk do ta kalonte kontrollin mjekësor se nesë është i aftë të jetë president i shtetit

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila është mjeke me profesion, ka thënë për Aleksandar Vuçiqin se ai nuk do ta kalonte testin mjekësor se nëse është i aftë për të qenë president i shtetit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Me atë gjendje psikofizike mendoj se nuk do ta kalonte kontrollin mjekësor dhe nuk do ta merrte vërtetimin se është i aftë ta kryejë funksionin e presidentit të shtetit”, ka thënë ajo, transmeton nova.rs, p “Unë jam mjeke dhe përnjëmend përpiqem ta kuptoj si pacient, por si president nuk mundem”.

“Kam menduar se pozita e kryetarit e obligon atë të jetë normal. Por, ai shpërtheu. Vuçiq komprometoi tërësisht veten, në aspektin retorik. Ai është ai që është dhe këto fjalët e tij…ai është ai, megjithatë, problemi është se ai është president i shtetit”, ka thënë Trajkoviq. “Me këtë veprim ai i bëri dëm të madh Serbisë”.

(Kosova Sot Online)