Vuçiq poston foto me Ramën nga samiti: Me mikun tim po flisja për Open Balkan dhe çështjet tona të përbashkëta

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 11:15
Vuçiq poston foto me Ramën nga samiti: Me mikun tim po flisja për Open Balkan dhe çështjet tona të përbashkëta

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka postuar një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor, raporton "Kosova Sot Online".

Vuçiq ka shkruar se me kryeministrin Rama kanë biseduar për nismën Open Balkans.

“Po flisja me mikun tim Edi Rama për nismën Open Balkans dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai në Instagram.

(Kosova Sot Online)