Kryeministri grek: Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet, duhet të bëjnë një hap pas

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 11:31
Kryeministri grek: Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet, duhet të bëjnë një hap pas

Kryeministëri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë sot në Tiranë se Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin problemet mes vete, duke theksuar se duhet të ketë mirëbesim nga të dyjat anët, përcjell "Kosova Sot Online".

Mitsotakis, ka shtuar se Kosova si dhe Serbia duhet të bëjnë një hap pas.

“Gjithmonë inkurajojmë dialogun mes Prishtinës e Beogradit që duhet të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja palët. E kuptojmë kompleksitetin e kësaj çështjes, por kështu jemi të vetëdijshëm për faktin që kjo çështje duhet zgjidhur. Të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas, pa u zgjidhur kjo do të jetë e vështirë që të bëjmë progresin e nevojshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”, ka deklaruar ai. 

(Kosova Sot Online)