Emanuel Macron për herë të parë vjen Tiranë, "Miku im i mirë më ka ftuar disa herë"

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 11:41
 Emanuel Macron për herë të parë vjen Tiranë,

Emanuel Macron, presidenti francez, për herë të parë ka ardhur në Tiranë.

Në Samitin i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ka ardhur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron.

Macron është shprehur se është i lumtur që ka shkuar në Tiranë.

“Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Ne jemi duke punuar që nga marsi. Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, falenderoj kryeministrin Rama për këtë samit të rëndësishëm. Në kuadër të presidencës çeke kemi projekte konkret për të diskutuar.

E rëndësishme të kemi projekte konkrete për energjinë dhe procesin e integrimit. E rëndësishme të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm. Do të kemi mundësi të përgatisim konkluzione për energjinë.“

“Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që gjendemi këtu. Miku im i mirë më ka ftuar disa herë jam këtu por do të kthehem për një takim dypalësh”.

(Kosova Sot Online)