
Sulmi ndaj Berishës,"Ky akt kriminal dhe burracak, është vepër direkte e Edi Ramës"

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku një person e grushtoi Berishën në mes protestës, në Tiranë, shkruan "Kosova Sot Online".
Blushi sulmin ndaj Berishës, e ka quajtur akt kriminal dhe burracak.
Ai ka shtuar se kjo është vepër e kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë:
Akti kriminal dhe burracak i sulmit fizik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha është vepër direkte e Edi Ramës, i cili mban përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj opozitës.
Të tillë skenarë ogurzinj të Edi Ramës dhe këtij regjimi kriminal, që i dënojmë me forcë por që nuk trembin askënd, do të marrin gjithmonë përgjigjen e merituar nga shqiptarët patriotë!
(Kosova Sot Online)