Blushi: Ky akt kriminal dhe burracak ndaj Berishës, është vepër direkte e Edi Ramës

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 15:32
Blushi: Ky akt kriminal dhe burracak ndaj Berishës, është vepër direkte e Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se ky “akt kriminal dhe burracak është vepër direkte e Edi Ramës.

“Të tillë skenarë ogurzinj të Edi Ramës dhe këtij regjimi kriminal, që i dënojmë me forcë por që nuk trembin askënd, do të marrin gjithmonë përgjigjen e merituar nga shqiptarët patriot”, shkruan Blushi.

Postimi i plotë:

Akti kriminal dhe burracak i sulmit fizik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha është vepër direkte e Edi Ramës, i cili mban përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj opozitës.

Të tillë skenarë ogurzinj të Edi Ramës dhe këtij regjimi kriminal, që i dënojmë me forcë por që nuk trembin askënd, do të marrin gjithmonë përgjigjen e merituar nga shqiptarët patriotë!

(Kosova Sot Online)