Von der Leyen: Për Ballkanin Perëndimor janë dhënë 500 mln euro!

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 16:34
 Von der Leyen: Për Ballkanin Perëndimor janë dhënë 500 mln euro!

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka zbardhur detaje nga Samiti i BE i mbajtur në Tiranë.

Ajo falënderoi Shqipërinë për mikëpritjen. Ajo u shpreh se mesazhi që dha Samiti është që BE dhe Ballkani janë së bashku.

“Ka qenë përvojë fantasitke që të ishim në Tiranë. Jeni mikpritës i shkëlqyer, nuk kemi për ta harruar ndonjëherë atë shfaqje që pamë. Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Ne besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ju thatë që jeni gati të jepni jetën. Ne nuk duam jetën tuaj, ne duam jetët tona, të jetojmë jetët tona së bashku.

Një mesazh shumë i qartë i të qenit së bashku. Një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta”, tha ajo.

Presidentja e KE u ndal dhe të mbështetja që BE po jep për Ballkanin Perëndimor. Ajo tha se janë dhënë 500 mln euro

“Ne dëshirojmë të përballemi jo vetëm me sfidat që vijnë nga lufta por edhe me pasojat që vijnë në sektorin e energjisë. Ne përballemi me këtë sfidë së bashku, ku reflektojmë çdo gjë që bëjmë në BE në Ballkanin Perëndimor. Paketa për sektorin e energjisë është e ndarë në dy pjesë. 500 mln euro për buxhetin, ndihmë për familje, 500 mln euro të tjera janë mbështetje për infrastrukturën për energjinë e së ardhmes”, shtoi ajo.


(Kosova Sot Online)