SHBA dërgon ekip special në Ballkan për të sanksionuar të korruptuarit

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 20:49
SHBA  dërgon ekip special në Ballkan për të sanksionuar të korruptuarit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një valë të re “non gratash” në Ballkan.

Nikola Gruevski, Milrod Dodik dhe shumë individë të tjerë janë të padëshiruar në SHBA, por duket se amerikanët do të godasin dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në afera korruptive.

Një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur sot në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Ishte ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, tha përmes një postim në Twitter se ky ekip do të marrë parasysh të gjitha përgjigjet e mundshme për këta zyrtarë që po hetohen.

“Sektori i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi ajo.

Aggeler tha se ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.

Por mbërritja e ekipit në Shkup është një kambanë alarmi edhe për Tiranën. Me shumë mundësi ky shembull do ndiqte dhe për vendet e tjera të rajonit, përfshirë dhe vendin tonë. I dërguari i DASH, Gabriel Escobar e ka paralajmëruar disa herë se do ketë individë të tjerë “non grata” si duket tani ka nisur revanshi amerikan dhe të rrezikuar duktë se janë dhe zyrtarët aktualë.

 


(Kosova Sot Online)