Raportohet për një incident në Zubin Potok

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 17:00
Raportohet për një incident në Zubin Potok

Një incident dyshohet të ketë ndodhur sot në komunën e Zubin Potokut, raporton mediumi lokal serb, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Disa qytetarë serbë janë mbledhur para objektit të komunës dhe kanë penguar disa zyrtarë të komisioneve komunale zgjedhore që të futen brenda objektit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak para orës 13:00. Në bazë të informacioneve të pakonfirmuara, pasi këta zyrtarë kanë arritur në Komunën e Zubin Potokut janë lëshuar sirenat dhe një grup i madh I qytetarëve është mbledhur menjëherë para objektit të KKZ-së.

Këtë informacion për KoSSev e kanë konfirmuar disa persona nga Zubin Potoku, ndër ta edhe një këshilltar komunal.

Siç ka pretenduar ky këshilltar komunal, policia ka ndërhyrë dhe dyshohet se janë përdorur edhe shok bomba.


 Sirenat e alarmit ishin ndalur kur përfaqësuesit e komisionit zgjedhor dhe policia u larguan nga ndërtesa e komunës.

Përveç PK-së, në  vendngjarje ndodhen edhe katër vetura të EULEX-it.


(Kosova Sot Online)