Michel: I takon Këshillit Evropian që ta trajtojë këtë temë që u shpall nga Presidenca e Kosovës

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 17:08
Michel: I takon Këshillit Evropian që ta trajtojë këtë temë që u shpall nga Presidenca e Kosovës

Për synimin e Kosovës për të aplikuar për statusin e vendit kandidat,  pas takimit të sotëm në Tiranë, në konferencën për media ka folur presidenti i Këshillit Evropian, Charls Michel,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Michel i pyetur për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se Kosova do të aplikojë para vitit të ri, ka thënë se fillimisht një deklaratë e tillë u bë nga Presidenca e Kosovës dhe ka shtuar se i takon Këshillit Evropian të trajtojë këtë çështje dhe të shikojë se çfarë rrjedhe mund të ketë.

“Dy pika shkurtimisht. Unë konfirmoj që ky informacion u shpall nga Presidenca e Kosovës, elementi parë, dhe elementi i dytë i takon Këshillit Evropian që ta trajtojë këtë temë, të shikojë se çfarë vijimi do t’i jepet kësaj iniciative”, ka thënë Michel.


(Kosova Sot Online)