Raportohet për bombë brenda objektit të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 19:55
Raportohet për bombë brenda objektit të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut

Në Mitrovicë të Veriut pas EULEX-it, ka shkuar edhe Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se ekipet e policisë janë duke u marrë me një bombë dore që është brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor.

Kujtojmë se serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.

Lidhur me situatën në Veri, sot Policia e Kosovës e ka lëshuar një komunikatë.

“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, thuhej në komunikatë.

(Kosova Sot Online)