Lushtaku për shpërthimet në veri: Situatë alarmante, gjendja është serioze

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 08:53
Lushtaku për shpërthimet në veri: Situatë alarmante, gjendja është serioze

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reraguar lidhur me situatën në veri, raporton "Kosova Sot Online".

Lushtaku ka shkruar se gjendja është serioze dhe se situata është alarmante.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe akterët e tjerë të sigurisë të veprojnë ldhur me situatën në veri.

Postimi i plotë:

SITUATË ALARMANTE NË VERI

Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët jetojnë në pjesën veriore duke përfshirë shqiptarët dhe komunitetet tjera të cilët nuk janë pjesë e grupeve kriminale po kalojnë çaste të tmerrshme në pasiguri totale.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe akterët e tjerë të sigurisë të veprojnë sepse gjendja është serioze dhe të mos mjaftohen me deklarata në facebook.

Urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët tonë.

Sovraniteti i shtetit është i pacenueshëm dhe ne duhet t’ju ofrojmë siguri qytetarëve tonë në çdo cep të vendit!

(Kosova Sot Online)