Shefi i EULEX-it i shqetësuar me situatën në veri: Do të vazhdojmë të monitorojmë situatën

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 09:54
Shefi i EULEX-it i shqetësuar me situatën në veri: Do të vazhdojmë të monitorojmë situatën

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se është i shqetësuar me situatën e djeshme në veri të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Në "Twiter", Lars-Gunnar Wigemark, se EULEX do ta të monitorojë situatën bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

“I shqetësuar me incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe secili duhet të jetë i qetë dhe të tregojë vetëpërmbajtje. EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)