Kosova aplikon vitin e ardhshëm për anëtarësim në UNESCO

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 10:05
Kosova aplikon vitin e ardhshëm për anëtarësim në UNESCO

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se Kosova vitin e ardhshëm do aplikojë për tu bërë anëtare e UNESCO-s, transmeton "Kosova Sot Online".

“Unë besoj që në mundësinë e radhës duhet të aplikohet.E ajo mundësi është në vjeshtën e vitit të ardhshëm, kjo për shkak se konferenca e përgjithshme e UNESCO-s takohet çdo 2 vjet dhe kjo është mundësia për aplikim. Aplikimi në Këshillit e Evropës në Bashkimin Evropian, NATO e shumë shpejt edhe në UNESCO,janë veprime të natyrshme për ta konfirmuar sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Çeku.

“Besoj që në të njëjtën logjikë duhet të vazhdojmë edhe me UNESCO-n dhe me organizatat tjera institucionale e ndërkombëtare”, tha ai tutje.

(Kosova Sot Online)