Befasi e mirë: Kthehet në Shqipëri pas 4 vitesh dhe i mbush vëllait shtratin me 11 mijë euro

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 12:05
Befasi e mirë: Kthehet në Shqipëri pas 4 vitesh dhe i mbush vëllait shtratin me 11 mijë euro

Një shqiptar është kthyer në Shipëri pas 4 vitesh nga Irlanda.

Një djalë i quajtur Alban e ka befasuar vëllain e tij  Ardianin, me ardhjen e tij duke ja mbushur vëllait shtratin me 11 mijë euro, përcjell "Kosova Sot Online".

“Nuk e prita hiç, se isha me mallin e tij një herë. Albani ka qenë i ri kur ka ikur dhe kam dashur që të mos marr rrugë të këqija. Por shyyqyr zotit ja ka dal, ka hapur edhe një biznes atje, një piceri. Këto lekë vërtetë i ka sjellë dhuratë, por ka punuar shumë. Tani po presim të na sjellë të tjera për vit të ri”, tha Ardiani.

“Ne atë ditë kemi pritur të takojmë familjen pas 4 vitesh dhe nuk ishte e lehtë. Unë jetoj në Irlandë dhe nuk kam pasur leje qendrimi për të lëvizur. Mungësën nuk mund ta përshkruaj, ai që e ka provuar e di secili. Unë tashmë jam i martuar. Gjithmonë kam dashur të arrijë diçka dhe shyqyr ja kemi dal se në Kosovë është shumë vështirë. Mirëpo, me shumë mund ja kam dal. Vëllai ka qenë gjithmonë shtylla jonë e shtëpisë dhe për familjen kam bërë gjithmonë gjithçka”, u shpreh Albani.

(Kosova Sot Online)