Ramabaja: Vuçiq imitator i “moderuar” i Milosheviqit, ndërkohë po imiton mirë edhe Hitlerin

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 14:19
Ramabaja: Vuçiq imitator i “moderuar” i Milosheviqit, ndërkohë po imiton mirë edhe Hitlerin

Sadri Ramabaja ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, raporton "Kosova Sot Online".

Në një shkrim, Ramabaja ka shkruar se Donbasi serbo-rus në veriun e Kosovës nuk kalon.

Ndërsa, Ramabaja ka thënë për presidentin serb, Aleksander Vuçiq se ai po imiton mirë Adolf Hitlerin.

Postimi i plotë i Ramabajës:

Donbasi serbo-rus në veriun e Kosovës nu kalon

Aleksander Vuçiqi si imitator i “moderuar” i Milosheviqit, ndërkohë po imiton mirë edhe Hitlerin.

Hitleri ia arriti ta impononte në Konferencën e Mynihut (1938) marrëveshjen që i ipte fund krizës së Sydetenit. Ai e kishte përshkallëzuar në at masë konfliktin, sa në konferencë imponoi planin e Hohsbahut që për objektiv kishte izolimin dhe shkatërrimin e Çekosllovakisë.

Përmes masakrës dhe pastrimit etnik Beogradi  më 4 shkurt 2000 krijoi shtratin e Donbasit të tij. Më pas përmes imponomit të të ashtuquajturës Marrëveshje të Brukselit (2013/2015),  krijoi “Sydetenin” e vetë. Duke imponuar projektin e tij, po pretendon jo vtëm ta izoloi qeverin e Kosovës, por edhe të imponoi marrëveshje me karakter ndërkombëtar, shembëllim asaj të Mynihut 1938, që tumirë aneksimin e veriut.

Donbasi serbo-rus në veriun e Kosovës sjell në këtë pjesë të Europës Juglindore vet Rusinë!

Ky projekt cënën rënd interesat jetike të Kombit tonë, por ai njëkohësisht është i rrezikshëm, jo vetëm për  paqen në rjaon, por edhe në Europë.

Stop hitlerit të Ballkanit!

(Kosova Sot Online)