Qeveria nuk i përfill britanikët, zgjedh kryeshefe të Telekomit të preferuaren e Bordit

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 14:35
Qeveria nuk i përfill britanikët, zgjedh kryeshefe të Telekomit të preferuaren e Bordit

Bordi i Drejtoreve të Telekomit të Kosovës nuk e ka respektuar vlerësimin e kompanisë Britanike BDO, e kontraktuar nga Ambasada Britanike në Kosovë për përzgjedhjen e kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes.

Kompania Britanike e ka vlerësuar me më së shumti me pikë, Kreshnik Domin për kryeshef të telekomit.

Mirëpo, sipas burimeve, Bordi i Telekomit e ka përzgjedhur Burbuqe Hanen.

“Burbuqe Hana nuk ka kalu fare nga britaniket, por edhe këtë rast ndërhyn Qeveria e bën përzgjedhjen e kandidates që nuk i plotëson kriteret”, ka thënë një burim për Indeksonline.

Sipas këtyre burimeve, Burbuqe Hana nuk ka përvoje punë 5 vjeçare në menaxhim.

(Kosova Sot Online)