Aplikimi për anëtarësim, Besnik Bislimin në Bruksel për njoftim dhe koordinim me evropianët

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 14:48
Aplikimi për anëtarësim, Besnik Bislimin në Bruksel për njoftim dhe koordinim me evropianët

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel ku do të takohet me zyrtarë të tri institucioneve të Bashkimi Evropian, Parlamentit, Komisionit dhe Këshillit, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit, kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët evropianë.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëton për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me funksionarë e zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian”, thuhet në njoftim.

 “Kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, përfundon njoftimi i ZKM-së.

(Kosova Sot Online)