Policia dënon kosovarin i cili voziti veturën 209 km/h në zonën 80 km/h, gjobitet me 300 euro dhe me pikë negative

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 15:29
Policia dënon kosovarin i cili voziti veturën 209 km/h në zonën 80 km/h, gjobitet me 300 euro dhe me pikë negative

Policia e Kosovës, ka dënuar një person, pasi voziti me veturë me shpejtësi 209 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, shkruan "Kosova Sot Online".

Vozitësi është  gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 209 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)