Skandaloze: Në QKUK tavani i dhomës bie mbi shtrat, rrezikohet nëna bashkë me foshnjen

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 17:32
Skandaloze: Në QKUK tavani i dhomës bie mbi shtrat, rrezikohet nëna bashkë me foshnjen

Në QKUK nga rënia e pllakës ‘armstrong’ nga tavani i dhomës ku ishin të shtrirë, është rrezikuar një nënë e shtrirë me foshnjën e saj në Klinikën e Neonatologjisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nëna ka treguar se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje të shiut në Prishtinë.

Ajo duke dashur të mbetet anonime, ka thënë se janë tmerruar nga ky rast pasi janë frikësuar për bebet e tyre.

“Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pytje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar kjo nënë.

(Kosova Sot Online)