Abdixhiku vlerëson përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 20:10
Abdixhiku vlerëson përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës

Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka pritur sot në takim lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për procesin e dialogut.

“Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guerot edhe njëherë me shqetësimin e LDK-së për situatën e krijuar në veri të vendit si dhe ritheksoi qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët tanë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj si dhe ka theksuar që vendi ynë ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj”.

(Kosova Sot Online)