
Policia jep detaje për dy shpërthime me shok-bomba në Mitrovicën e Veriut

Në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, sonte kanë ndodhur
dy shpërthime me shok-bomba, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i tha se sulmet kanë ndodhur në dy lokacione të ndara.
Hoti tha se s’ka të lënduar e as dëme materiale.
“Ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndara. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, konfirmoi Hoti.
(Kosova Sot Online)