Paralajmërohet rritja e çmimit të biletës për transportin urban në Kosovë, ja sa do të bëhet

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 08:55
Paralajmërohet rritja e çmimit të biletës për transportin urban në Kosovë, ja sa do të bëhet

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kosovë, Ilirik Musliu, ka treguar se çmimi i biletës për transportin urban mund të rritet nga 40 cent që është, të bëhet 50 cent, përcjell Kosova Sot Online".

Musliu është shprehur se kjo rritje nga 40 cent në 50 cent mund të bëhet në vitin 2023.

Musliu ka thënë se bileta e transportit publik nuk është rritur deri më tani, kurse të gjitha shërbimet e tjera, kosotoja e shërbimeve të tjera në Prishtinë janë rritur.

“Për momentin, 40 cent është bileta. Ç’është e vërteta, konsulentë të IBRD po kërkojnë që çmimi të rritet nga 40 në 50 cent. Për arsye të qarta, për shkak të inflacionit, por gjithashtu edhe rritjes së kostos së shpenzimeve. Jemi duke bërë diskutim, ka mundësi që në vitin 2023 mund të kemi një ngritje.

Ç’është e vërteta, vetëm bileta e transportit publik nuk është rritur deri më tani, të gjitha shërbimet e tjera, kosotoja e shërbimeve të tjera në kryqeytet janë rritur, ndaj gjatë vitit të arshshëm, është edhe një prej kushteve të IBRD që çmimi i biletës për transport publik prej 40 cent të jetë 50 cent”, potencoi ai.

(Kosova Sot Online)