Besnik Bislimi në Bruksel për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 09:06
Besnik Bislimi në Bruksel për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministri i parë përgjegjës për Integrim Evropian, Zhvillim e Dialog, Besnik Bislimi ka udhëtuar dje në Bruksel, raporton "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të Qeverisë, Bislimi ka shkuar në Bruksel për informim e koordinim sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Besnik Bislimi do të pritet në një takim nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

(Kosova Sot Online)