Arrestohet 22-vjeçari që kanosi Zana Avdiun

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 09:48
Arrestohet 22-vjeçari që kanosi Zana Avdiun

Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kanosur analisten, Zana Avdiu, për shkak të postimit të saj për Granit Xhakën në Facebook, përcjell "Kosova Sot Online".

I arrestuari E.B., 22-vjeç, është ndaluar për 48 orë.

"Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi", ky është komenti që ka shkruar Avdiu  për futbollistin Granit Xhaka, ku e cila morri shumë reagime dhe komente.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh,  i dyshuar për veprën penale “Kanosja” dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore”, tha Ulaj.

(Kosova Sot Online)