Të dy 100 vjeç, burrë e grua vdesin vetëm pak orë larg nga njëri-tjetri

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 09:58
Të dy 100 vjeç, burrë e grua vdesin vetëm pak orë larg nga njëri-tjetri

June dhe Hubert Malicote, të dy 100 vjeç, nga Ohio ishin të martuar për 79 vjet, ata vdiqen brenda pak orësh nga njëri-tjetri pas gati tetë dekadash martesë, transmeton "Kosova Sot Online".

Hubert Malicote, vdiq më 30 nëntor rreth orës 21:00 dhe sipas djalit të tyre vdekja e tij u shkaktua nga një ‘zemër e thyer’. Rreth 20 orë më vonë, më 1 dhjetor rreth orës 18:00 ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij.

“Ata jetuan një jetë të gjatë, të lumtur së bashku dhe ishin të përkushtuar ndaj Zotit dhe familjes.”

(Kosova Sot Online)