Kurti: Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE, nuk mjafton ‘perspektiva në BE’

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 11:16
Kurti: Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE, nuk mjafton ‘perspektiva në BE’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë së nuk mjafton vetëm fraza “përspektiva në Bashkimit Evropian”, por duhet të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në BE, transmeton "Kosova Sot Online".

“Kemi nevojë për proces të përshpejtuar për anëtarësim në BE, nuk mjafton ‘perspektiva në BE’. Është e vështirë të mobilizohen njerëzit nëse nuk ka afate të qarta kohore drejt anëtarësimit”, ka thënë ai.

“Tani është koha për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, me më shumë iniciativa dhe investime në rajon që përfitojnë njerëzit”, shtoi Kurti.

(Kosova Sot Online)