Ky është personi që vdiq tragjikisht në rrugën Arllat-Malishevë

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 11:20
Ky është personi që vdiq tragjikisht në rrugën Arllat-Malishevë

Mifaili Thaçi, nga Llapushniku i Drenasit, është personi që ka vdekur sot në aksidentin në rrugën Arllat Malishevë, shkruan "Kosova Sot Online".

Komuna e Drenasit ka shkruar një telegram, ku ka ngushëlluar familjen Thaçi nga Llapushniku.

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në Llapushnik

E nderuara Familje Thaçi,

Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.

Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!

Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit

https://www.facebook.com/photo/?fbid=632862088645054&set=a.397973502133915

(Kosova Sot Online)