Arrestohet i dyshuari në Mamushë, privoi nga liria një 28 vjeçar

  • S.A /
  • 08 December 2022 - 12:10
Arrestohet i dyshuari në Mamushë,  privoi nga liria një 28 vjeçar

Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, një person është arrestuar  në Mamushë, pasi ai dyshohet se më 15 tetor ka kryer veprën penale “Privim i kundërligjshëm, detyrim” ndaj një 28-vjeçari, transmeton "Kosova Sot Online". I dyshuari është arrestuar dje në shtëpinë e tij në Mamushë.

Ky është njoftimi i plotë:

Privim i kundërligjshëm i lirisë, Detyrim.

Novobërdë, 8 dhjetor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, pas një pune operative nga Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan në lidhje me rastin i cili ka ndodhur më datë: 15.10.2021 në qytetin e Novobërdës “Privim i kundërligjshëm i lirisë, detyrim” nga i dyshuari K.M.(1985) (M/T/K) ndaj viktimës B.K.(1994) (M/SH/K).

I dyshuari ka qenë në arrati deri më datë: 07.12.2022 kur është arrestuar në shtëpinë e tij në Mamushë nga Njësia e Hetimeve Rajonale. I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhrin e Prokurorisë për krime të rënda, ndalohet për 48 orë.

(Kosova Sot Online )