Nënkryetarja e Prishtinës Sahatçiu premton: Do t’i digjitalizojmë të gjitha shkollat e Prishtinës

  • 08 December 2022 - 12:21
Nënkryetarja e Prishtinës Sahatçiu premton: Do t’i digjitalizojmë të gjitha shkollat e Prishtinës

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e shoqëruar nga Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, në Javën e Edukimit në Shkenca Kompjuterike kanë zhvilluar një orë kodimi bashkë me nxënës, ku ka premtuar digjitalizimin e shkollave, transmeton "Kosova Sot Online".

“”Hour of Code” edhe në Prishtinë! Një orë fantastike! Kisha kënaqësinë që bashkë me Besianë Musmurati të jemi pjesë e aktivitetit “Ora e Kodit” (Code.org) në SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë, me qëllim që të promovohet lehtësia e kyçjes në kodim. Së shpejti në çdo shkollë!”, ka shkruar Sahataçiu.

Sahatçiu ka thënë se meqë pjesë kryesore e kampanjës zgjedhore të PDK-së, “Prishtina na bashkon”, ka qenë digjitalizimi i shkollave, për vitin 2023 ata kanë buxhetuar 0.5 milion euro për projektet e para të kësaj fushe.

“Shumë punë të mira po na presin! Ky aktivitet u realizua me FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova, iniciuar nga një vizitë tek hapësirat e tyre në muajin maj. Edhe Uta Ibrahimi kodoi me ne! Falemnderit për tregimin super motivues Utalaya”, ka shkruar Sahatçiu.

Në fund, nënkryetarja e Prishtinës i ka ftuar nxënësit, bashkë me shokë/shoqe apo dhe me prindër, pavarësisht moshës dhe përvojës, të bëhen pjesë e Orës së Kodit duke e provuar një orë kodimi në “Hour of Code.

(Kosova Sot Online )