Shpërthimet e djeshme në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje për dy rastet

  • S.A /
  • 08 December 2022 - 12:31
Shpërthimet e djeshme në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje për dy rastet

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje për shpërthimet e djeshme në Mitrovicë të Veriut.

Njëri prej këtyre shpërthimeve kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve, ndërsa tjetri në Kodrën e Minatorëve.

SHKAKTIM I RREZIKUT TE PËRGJITHSHËM MBAJTJE NE PRONËSI POSEDIM KONTROLL I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Kodra e Minatorëve, Mitrovicë veri 07.12.2022,  rreth orës 20:30, është raportuar se në oborrin e një shtëpie janë hedhur dy shok bomba, Përveç shqetësimeve nga detonimi nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo dëme materiale. Njësitë kompetente policore kanë dalë në lokacion për të trajtuar rastin.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Lagja e Boshnjakëve, Mitrovicë veri, 07.12.2022, rreth orës 20:40 policia ka pranuar informatën se në lokacionin e lartcekur është dëgjuar një shpërthim/detonim. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se disa persona të dyshuar kishin hedhur një shok bombë nga një automjet dhe ishin larguar me shpejtësi të madhe. Një automjet ka pësuar dëme materiale përderisa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë kompetente policore kanë dalë në lokacion për të trajtuar rastin.

(Kosova  Sot Online )