Aleksander Vuçiq del me kokëdhembje nga takimi me Christopher Hill

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 13:26
Aleksander Vuçiq del me kokëdhembje nga takimi me Christopher Hill

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se takimi që e kishte sot në mëngjes me ambasadorin amerikan në Beograd Christopher Hill, nuk ishte i lehtë.

Vuçiq ka treguar se me Hill kanë biseduar për Kosovën, sanksionet e për shumë gjëra.

“ Ditën e punës zyrtarisht e nisa duke takuar ekselencën e tij, ambasadorin amerikan Chris Hill, dhe ju mund t’i mendoni temat që i biseduam. Nga Kosova deri te sanksionet dhe krejt gjërat tjera. Kjo është vetëm kokëdhembje”, tha Vuçiq, pas hapjes së qendrës teknologjike të njo kompanie amerikane në Beograd.

(Kosova Sot Online)