"Unë i di emrat e personave që kishin qasje në mostrat e Astrit Deharit"

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 13:59

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjashtë vite pas vdekjes së tij misterioze në qendrën e paraburgimit në Prizren, përcjell "Kosova Sot Online".

Haxhiu, ka theksuar se i di emrat e personave që kanë qasje në këtë institucion.

“Unë i di emrat e personave që kanë qasje në këtë institucion, por nuk mund t’i them sepse të njëjtit i di edhe policia e prokuroria. Sa i përket masave, na takon të ndërmarrim masa disiplinore ndaj personave përgjegjës”, tha Haxhiu.

(Kosova Sot Online)