Ambasadori amerikan Hovenier në zyrat e LDK’së, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 08 December 2022 - 15:57
Ambasadori amerikan Hovenier në zyrat e LDK’së, zbulohet arsyeja

Në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka pritur sot Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka shkruar se ata kanë folur për zhvillimet e fundit politike.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Abdixhiku.


(Kosova Sot Online)