Osmani tregon cili do jetë vendimi për zgjedhjet në veri
Brenda dy-tri ditësh do të sqarohet situata sa i takon zgjedhjeve në veri të Kosovës, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Osmani theksoi se për situatën e krijuar në veri të vendit është duke pritur një raport, dhe në kuadër të kësaj edhe sot do të zhvillojë një takim me institucionet e sigurisë.
“Kam kërkuar raport në fakt në baza ditore, sot kam takime me disa institucione të sigurisë të cilat përafërsisht çdo orë më njoftojnë rreth zhvillimeve në vëri tani janë duke më pritur në zyrë dhe është një ndër takimet e shumta që do ta kem lidhur me situatën. Këto janë vlerësime që bëhet nga institucionet e sigurisë në baza ditore megjithatë tani na duhen edhe më shpesh për shkak të zhvillimeve. Në momentin që do ta marr raportin e plotë do të kemi një pasqyre m të qartë sa i përket çështjes së zgjedhjeve”, tha ajo.
E para e shtetit ka njoftuar rreth procedurave të shtyrjes së zgjedhjeve, ku tha se krahas raportit të institucioneve të sigurisë nevojitet konsensus i partive politike.
(Kosova Sot Online)